Politike

Ish-kryekëshilltari Ekonomik i Angela Merkel i bashkohet ekipit të kryeministrisë, Rama: Privilegj i veçantë

Lars-Hendrik Röller, i cili do të jetë këshilltar i kryeministrisë për ekonominë e financat.

11 Dhjetor 2022, 14:17 Nga A.B
Ish-kryekëshilltari Ekonomik i Angela Merkel i bashkohet ekipit të
Edi Rama dhe Lars-Hendrik Röller

TIRANË- Ekipit të kryeministrit Edi Rama iu është bashkuar një tjetër këshilltar. Bëhet fjalë për Lars-Hendrik Röller, i cili do të jetë këshilltar i kryeministrisë për ekonominë e financat. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se me Lars-Hendrik Röller ka pasur diskutime të dobishme.

POSTIMI

Kënaqësi e privilegj i veçantë që na bashkohet në rrugën tonë, si këshilltar i kryeministrisë për ekonominë e financat, Lars-Hendrik Röller, me të cilin patëm dy ditë intensive diskutimesh shumë të dobishme. ***Lars-Hendrik Röller drejtoi politikat ekonomike dhe financiare të Kancelerisë Gjermane nga viti 2011 e deri në pranverën e këtij viti, duke mbuluar për një dekadë edhe rolin e Kryekëshilltarit Ekonomik të kandelares Angela Merkel. Në këtë rol drejtoi ndër të tjera edhe ekipin e negociatorëve gjermanë në forumet G7 dhe G20. Prej disa muajsh ai ka marrë postin e Drejtorit të Bordit të Investimeve të BlackRock-ut, kolosi multinacional me qendër në Shtetet e Bashkuara, që menaxhon fondin më të madh në botë me rreth 10 trilionë USD.

edi rama lars-hendrik röller

Sondazh

Poll