Bota

Sulmi ndaj EULEX-it në veri të Kosovës/ Reagon NATO: Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi

11 Dhjetor 2022, 14:46 Nga a.l
Sulmi ndaj EULEX-it në veri të Kosovës/ Reagon NATO: Autorët
NATO

KOSOVË- Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Twitter ajo shkruan se çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Më tej ajo ka shkruar se misioni i KFOR-it mbetet vigjilentë në bazë të mandatit të OKB në Kosovë. Ndërsa në fund të shkrimit, zëdhënësja e NATO-së bën thirrje për shmangien e retorikave provokuese në mënyrë që të mos cënohet qetësia dhe stabiliteti. 

Ne bashkohemi me Aleatët e NATO-s dhe BE-së për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë trullosëse ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Misioni i KFOR-it mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta kryer atë në bazë të mandatit të OKB në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, ka shkruar Lungescu.

Patrulla e EULEX-it në veri të Kosovës është sulmuar me bombë të kontrolluar. Mbëmjen e djeshme në veri ka patur një situatë të tensionuar me bomba, sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese. Ndërkombëtarët kanë dënuar sulmin e paprecedentë të forcave KFOR, EULEX dhe policisë së Kosovës në veri duke shtuar se autorët duhet të thirren përpara drejtësisë për aktet e tyre./Dosja.al

tensionet në veri të kosovës nato

Sondazh

Poll