Bota

Sveçla thirrje serbëve: Largoni menjëherë barrikadat në veri

Sveçla tha se nuk mund të lejohet që bandat kriminale të pengojnë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të qyetetarëve.

11 Dhjetor 2022, 13:53 Nga A.B
Sveçla thirrje serbëve: Largoni menjëherë barrikadat
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla u bëri thirrje serbëve lokalë që të largojnë menjëherë barrikadat në veri. Sipas tij, nuk mund të lejohet që bandat kriminale të pengojnë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të qyetetarëve.

Meqë barrikadat e vendosura dje nuk janë hequr ende, i bëj thirrje qytetarëve serbë që të mos bëhen pjesë organizimeve të këtyre grupeve kriminale, ndërsa iu bëj thirrje organizatorëve për largim të menjëhershëm të barrikadave. Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë që bandat kriminale të organizojnë e të pengojnë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të qyetetarëve tanë”, theksoi ai në daljen për mediat, së bashku me kryeministrin Albin Kurtin.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka konfirmuar se një shok bombë është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese mbrëmjen e së shtunës, në afërsi të Rudarës, në komunën e Zveçanit.

xhelal sveçla tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll