Bota

“Qetësia duhet të kthehet”/ Borell: BE nuk do t’i tolerojë aktet kriminale në veri të Kosovës

Borell dënon çdo akt të përdorimit të dhunës dhe nënvizon se BE nuk do t’i tolerojë aktet kriminale në veri të Kosovës.

11 Dhjetor 2022, 12:41 Nga A.B
“Qetësia duhet të kthehet”/ Borell: BE nuk do t’i
Josep Borrell

BRUKSEL- Kryediplomati evropian, Josep Borrell ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku gjatë mbrëmjes së djeshme u sulmua me bomba molotov dhe misioni i EULEX. Borell dënon çdo akt të përdorimit të dhunës dhe nënvizon se BE nuk do t’i tolerojë aktet kriminale në veri të Kosovës.

BE-ja nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it apo përdorimin e dhunës, dhe akteve kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Qetësia duhet të kthehet. EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë veprimet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Gjithë aktorët duhet të evitojnë përshkallëzimin”, ka shkruar Borrell në Twitter.

josep borell tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll