Bota

Tensionet në Veri të Kosovës/ Bërnabiç: Duhet të mbrojmë paqen!

Ana Bërnabiç ka bërë thirrje për qetësi dhe durim, lidhur me tensionet në Veri të Kosovës të cilat kanë shënuar gjatë këtyre ditëve sulme të njëpasnjëshme.

11 Dhjetor 2022, 13:12 Nga a.l
Tensionet në Veri të Kosovës/ Bërnabiç: Duhet të
Ana Bërnabiq

KOSOVË- Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç ka bërë thirrje për qetësi dhe durim, lidhur me tensionet në Veri të Kosovës të cilat kanë shënuar gjatë këtyre ditëve sulme të njëpasnjëshme.

"Të gjitha protestat duhet të jenë paqësore dhe demokratike. Ne duhet të mbrojmë gjënë e vetme më të rëndësishme për të gjithë: paqen. Atë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e percepton si kërcënim janë thirrjet tona të vazhdueshme për paqe dhe stabilitet, dialog të hapur dhe të ndershëm, respektim dhe zbatim të plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani", shkroi ajo në Twitter.

Në zhvillimet e fundit, mediat e Kosovës kanë raportuar për një shpërthim me bombë në patrullën e EULEX-it. Një reagim e ka patur edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, i cili i cilësoi sulmet ndaj EULEX dhe policisë së Kosovës si të papranueshme.

tensionet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll