'Fushë-Kruja përmbytet nga hapja e Portave të Bovillës'/ Prefektura e Durrësit tërheq deklaratën: Shkak janë bërë vetëm reshjet e shiut
Ndër të tjera në njoftim thuhet se niveli në liqenin e Bovillës është -9m nga kuota maksimale e tij.
DURRËS- Prefektura e Durrësit është tërhequr nga deklarata e bërë më parë, ku tha se përmbytjet në Fushë Krujë ishin shkaktuar nga hapja e Portave të Bovillës. Përmes një postimi tjetër të bërë në rrjete sociale, sqarohet se dalja e lumit Ishëm ka ardhur si pasojë e rreshjeve me intesitet të lartë gjatë natës dhe jo nga hapja e Portave të Bovillës. Ndër të tjera në njoftim thuhet se niveli në liqenin e Bovillës është -9m nga kuota maksimale e tij.
“Sqarojmë se lajmi i përhapur në media sot në mëngjes se përmbytjet në zonën e Fushë Krujës kanë ardhur si pasojë e hapjes së portës së liqenit të Bovillës NUK ËSHTË I SAKTË. Saktësojmë, se dalja e lumit Ishëm ka ardhur si pasojë e rreshjeve me intesitet të lartë gjatë natës. Edhe njëherë, konfirmojmë se niveli në liqenin e Bovillës është -9m nga kuota maksimale e tij. Institucioni i Prefektit kërkon ndjesë për këtë informacion të pasaktë që është përhapur në media. Ju Faleminderit” thuhet në postim.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Rruga e Arbrit është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së inerteve dhe gurëve. Diga e ujit në fshatin Hundëkuq është çarrë dhe rrugët rrezikojnë të përmbyten. Në Vlorë lundrimi është pezulluar. Në Tepelenë gjithashtu disa akse rrugore janë bllokuar, si edhe ajo që të çon në fshatin Kurvelesh. Në Korçë 15 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike./Dosja.al
Sondazh
Tjetërsimi i pronave në lagunën e Kune-Vainit! Arrestohet zyrtari në Lezhë, akuzohet për shpërdorim detyre
Policia LEZHË- Ka përfunduar në pranga punonjësi i AdZM, Pashk Ndoka, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Ndoka u vu n&eum...
Tentoi të kalojë kufirin me 20 mijë paund të padeklaruara, arrestohet në Morinë 32-vjeçari (EMRI)
Paund KUKËS- Arrestohet Arbër Hasani. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për god...
Përkeqësohet situata në Librazhd/ Hapet diga e HEC-t, përmbyten toka dhe disa banesa
HEC-i në Librazhd LIBRAZHD- Reshjet e dendura të shiut gjatë që kanë nisur prej mbrëmjes së djeshme dhe kanë v...
Reshjet në vend, Vasili: Përmbyten fshatrat e Krujës sepse hapen portat e Bovillës
Petrit Vasili TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për situatën e krijuar në vend p&eu...
Moti i keq në Shqipëri/ Emergjencat Civile publikojnë bilancin e fundit: Përmbyten 265 ha në Lezhë, në Laç 15 banesa me prezencë uji
moti i keq TIRANË- Moti i keq në vend ka sjellë sërish probleme, ku disa akse rrugore janë bllokuar nga rrëshqitja e dherave,...
'Transferta'/ Italianët mashtronin qytetarët e BE-së nga Tirana me call center, arratisen para se të arrestoheshin
Call Center TIRANË- Operacioni i koduar “Transferta” ka zbuluar një skemë mashtrimi përmes call center. Pas hetimeve 3-mujo...
Priten përkeqësime/ Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, rritet niveli i ujit (VIDEO)
Vjosë VLORË- Moti i keq dhe reshjet e denura të shiut që kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme dhe anë vijuar...
Pas Vlorës edhe Saranda pezullon lundrimet nga moti i keq, situata pritet të përkeqësohet
Pezullohet lundrimi në Sarandë SARANDË- Lundrimi detar është pezulluar edhe në bregdetin e Sarandës. Mësohet s...
VIDEO- "Le Iene" kërkon ndihmë nga 'Piranjat', skuteri i humbur në Itali lokalizohet në Shqipëri
Emisioni TIRANË- Bashkëpunimi i "Piranjat" show me "Le Iene" këtë radhë ka të bëjë me gjetjen e një skuteri t&...
'Këtu po shemben ndërtesat'/ Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Nuk kanë njoftuar asnjë
Banorët e Bërxullës TIRANË- Banorët e fshatit Bërxullë, pronat e së cilëve preken nga autostrada Thumanë-...