Aktualitet

Tentoi të kalojë kufirin me 20 mijë paund të padeklaruara, arrestohet në Morinë 32-vjeçari (EMRI)

Pas kontrolleve, 32-vjeçarit iu sekuestruan 20 000 paund, të padeklaruara.

11 Dhjetor 2022, 13:56 Nga A.B
Tentoi të kalojë kufirin me 20 mijë paund të padeklaruara,
Paund

KUKËS- Arrestohet Arbër Hasani. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi”. Pas kontrolleve, 32-vjeçarit iu sekuestruan 20 000 paund, të padeklaruara. Hasani, banues në Prishtinë, do të hetohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”

NJOFTIMI I POLICISË:

Morinë, Kukës/Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Kufitare, për goditjen e veprimtarive kriminale. Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 20 000 paund, procedohet penalisht 32-vjeçari që nuk i deklaroi në PKK Morinë. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. H.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në kroskotin e automjetit së shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 20 000 paund, të padeklaruara nga 32-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

arber hasani

Sondazh

Poll