Bota

'Kjo situatë duhet të ndalojë'/ Analisti i çështjeve ballkanike: Në veri të Kosovës po qarkullojnë mercenarët rusë të ‘Wagner’

Stefano Bottoni shkruan se, situata në veri të Kosovës duhet të ndaloj përpara se të sjellë një përshkallëzim dhe luftë të përgjakshme

11 Dhjetor 2022, 11:38 Nga a.l
'Kjo situatë duhet të ndalojë'/ Analisti i
Stefano Bottoni

KOSOVË-  Profesori i njohur i dhe analisti i çështjeve ballkanike, Stefano Bottoni ka reaguar lidhur me tensionet në veri të Kosovës ku gjatë këtyre ditëve janë shënuar sulme të njëpasnjëshme. Përmes një statusi në Twitter, ai shkruan se situata në veri të Kosovës duhet të ndaloj përpara se të sjellë një përshkallëzim dhe luftë të përgjakshme. Ndër të tjera, Bottoni shkruan se, në veri duket se po qarkullojnë mercenarët rusë të grupit ‘Wagner’, të cilët vetëm pak ditë më parë hapën një zyrë në Beograd, dhe që drejtohet nga njëri prej serbëve që kërkohet në Kosovë.

Jo “serbë vendas”, por me shumë gjasa, burra të maskuar të mbështetur nga Rusia (si ëagner-at?)… Do ishte mirë të ndalojmë këtë situatë menjëherë përpara se ajo të përshkallëzohet në një luftë të plotë e të përgjakshme: Grupi ëagner hapi “qendrën informative dhe kulturore” në Beograd’, shkruan në Tëitter, profesori i njohur i historisë së Europës dhe Ballkanit, Stefano Bottoni.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në tri raste është shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore të cilat kanë qenë në detyrë zyrtare në afërsi të pendës së liqenit të Ujmanit, në rrugën që shpie në drejtim të Pikës Kufitare të Bërnjakut.

tensionet në veri të kosovës stefano bottoni

Sondazh

Poll