Bota

Sulmet mbi EULEX-in dhe Policinë e Kosovës, reagon SHBA: Janë të papranueshme!

Hovenier shkruan se e dënon këtë veprim, teksa thekson se sulmet të tilla ndaj personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të ndëshkohen.

11 Dhjetor 2022, 11:32 Nga a.l
Sulmet mbi EULEX-in dhe Policinë e Kosovës, reagon SHBA: Janë
Jeff Hovenier

KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar pas sulmit me bomba molotov ndaj patrullave të EULEX-it në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Twitter Hovenier shkruan se e dënon këtë veprim, teksa thekson se sulmet të tilla ndaj personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të ndëshkohen.

SHBA-ja i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të japin llogari përmes sistemit kosovar të drejtësisë”, shkroi Hovenier në Tëitter.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në tri raste është shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore të cilat kanë qenë në detyrë zyrtare në afërsi të pendës së liqenit të Ujmanit, në rrugën që shpie në drejtim të Pikës Kufitare të Bërnjakut.

tensionet në veri të kosovës jeff hovenier

Sondazh

Poll