Sport

Arsyeja pse topat e tenisit i shikoni si të verdhë dhe të gjelbër!

4 Shtator 2019, 15:43 Nga DOSJA

TIRANË- Tenisi është një ndër sportet më të bukura dhe të parapëlqyera, kryesisht nga femrat.

Por shumë herë janë ngritur pyetje mbi ngjyrën e topit të tenisit, duke krijuar edhe një nga debatet më të mëdha në internet gjatë vitit 2018, nëse ngjyra e tij është e verdhë, apo e gjelbër?

Sporti i tenisit modern lindi nga loja angleze e tenisit për t’u zhvilluar në natyrë, ku sipas llogarive u shpik në vitet 1870.

Gjithashtu edhe forma e topit të tenisit është interesante pasi ka një mbështjellje të veçantë të lëkurës së gomës që krijon në mënyrë perfekte topin.

Për gati për një shekull, topat e tenisit ishin të bardhë ose të zi. Vetëm në vitin 1972 topat e tenisit u ndryshuan në ngjyrën e ndritshme prej neoni.

Gjatë viteve kur topi i tenisit kishte ngjyrën e bardhë ishte shumë problem si për sportistët edhe për tifozët që ndiqnin ndeshjet.

Prandaj pas kësaj Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) zhvilloi një studim që zbuloi se topat e verdhë të tenisit ishin më të lehtë për shikuesit nga shtëpia, që e ndiqnin ndeshjen nga ekranet e televizorit në shtëpi.

Në 1991, Chicago Tribune bëri një histori për topat e tenisit të bardhë duke bërë një rikthim.

Pra shumica e njerëzve nuk ishin dakord që topat e tenisit të ishin në ngjyrë të bardhë, duke mbështetur fortë vednimin që topi i tensit të kishte ngjyrë të verdhë.

Pra edhe në vitin 2018 në sondazhin e realizuar online u vërtetua që topi i tenisit është i verdhë dhe jo i gjelbërt.

Zyrtarisht, topi duhet të jetë i verdhë apo i bardhë”, ishte pyetja ku reguan mijëra njerëz.

Topat e tenisit kurrë nuk kanë qenë të gjelbër, vetëm kur vjetërohen shumë marrin nuancë të verdhë në të gjelbër.

Megjithatë, të gjithë i shohin ngjyrat ndryshe. Por nëse ju e shikoni si të gjelbër, atëherë keni një perceptim shumë të veçantë të ngjyrave.

Kjo është konfirmuar edhe nga legjenda e tenisit Roger Federer i cili tha: “Ata janë të verdhë, apo jo?”

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport i gjelber i verdhe ngjyra e topit te tenisit i gjelber i verdhe ngjyra e topit te tenisit

Sondazh

Poll