Aktualitet

Merr fund aventura e binjakëve identikë ‘Lupen’/ Bënë kërdinë në Itali, vëllezërit shqiptarë ndahen, njëri përfu

6 Shtator 2019, 18:45 Nga DOSJA
Merr fund aventura e binjakëve identikë ‘Lupen’/

ITALI– Përfundon karriera e dy vëllezërve binjakë në Itali, të cilët kishin bërë kërdinë me vjedhje.

Dy vëllezërit Edmond dhe Eduard Trushi janë dy binjakë identikë në të gjitha përveç gjurmëve të gishtërinjve.

Pasi ishin arrestuar disa herë nga policia në shkelje e sipër, asnjë prej binjakëve nuk është dënuar pasi ADN-ja e të dyve ishte tejet e ngjashme dhe asnjë prej gjyqtarëve nuk e merrte përsipër që t’i gjykonte. Kjo pasi mund të dënonin binjakun e gabuar për një krim që e ka kryer tjetri.

Megjithatë edhe “aventura” e tyre ka marrë fund pasi disa ditë më parë gjykata e Pordenones lëshoi ​​një dënim të shkallës së parë kundër Eduardit. Hajduti 34-vjeçar u dënua për dyzet vjedhje dhe marrjen e sendeve të vjedhura në provinca të ndryshme: Mantova, Pordenone, Treviso dhe Venecia.

Të gjitha vjedhjet datojnë në një periudhë kohore midis 8 dhe 20 nëntorit 2017. Gjykatësi dënoi Eduardin me gjashtë vjet dhe dhjetë muaj burg, për t’i shtuar pesë viteve të vendosura më parë për 15 krime të tjera që tashmë rëndojnë mbi të. Dy vëllezërit akuzohen se kanë kryer më shumë se 100 vjedhje në territorin italian.

Falë hetimeve të kryera u zbulua edhe “modus operandi :i saktë i të dyve: binjakët vepronin natën teksa pronarët e banesave flinin, shpesh duke synuar vila të mëdha në të cilat ata mund të kishin të pasur. Shpesh herë Edmondi dhe Eduardi komunikonin përmes telefonave celularë me qytetarëve jo të BE-së, numra të cilët i ndryshonin vazhdimisht për të mos u identifikuar.

Marrë nga Verona.it

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet binjaket ne itali edmond trushi eduart trushi binjaket ne itali edmond trushi eduart trushi

Sondazh

Poll