Aktualitet

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 55-vjeçari në Durrës, shkoi i vdekur në spital (EMRI)

6 Shtator 2019, 17:53 Nga DOSJA
Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 55-vjeçari

DURRËS– Një 55-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pas një kontakti me rrymën elektrike. Mësohet se viktima është Beniamin Ismaili banues në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën bregdetare të Currilave në afërsi të vendit që njihet si ‘Porti i gjermanit’.

Mësohet se i moshuari ka humbur jetën  në mënyrë aksidentale pasi në kontakt me rrymën elektrike.

Ishin familjarët ata që e dërguan me shpejtësi në spital, por i moshuari kishte ndërruar jetë para se të merrte ndihëm e parë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.09.2019, në afërsi të Stacionit të Trenit, tek një parkim shtetasi B.I., 55 vjeç, banues në Durrës duke punuar ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet beniamin ismaili durres beniamin ismaili durres

Sondazh

Poll