Aktualitet

Policia bën bilancin për vitin 2019: Kemi 6 viktima më pak nga aksidentet

6 Shtator 2019, 13:17 Nga DOSJA
Policia bën bilancin për vitin 2019: Kemi 6 viktima më pak nga

TIRANË- Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat ka deklaruar se janë 6 jetë të shpëtuar më shumë nga aksidentet rrugore. Shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, Skënder Ismaili, i shpreh se 8 mujori i vitit 2019, krahasur me një vit më parë ka 6 jetë më pak të humbura nga aksidentet.

Ismaili u shpreh se janë 133 aksidente më pak dhe 20 000 gjoba më pak se në 2018. “Duke krahasuar periudhat tremujore të sezonit turistik 2018 dhe të vitit 2019, për periudhën qershor – korrik – gusht 2019, janë 57 aksidente më pak, 4 të vrarë më pak dhe 18 të plagosur rëndë dhe 28 të plagosur lehtë më pak, se e njëjta periudhë e vitit 2018”, u shpreh ai.

DEKLARATA E PLOTË

Policia Rrugore në të gjithë vendin është e angazhuar për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, lehtësimin e lëvizjes në raste fluksi, ardhjes në ndihmë të drejtuesve të automjeteve, turistëve dhe vizitorëve, dhënien e ndihmës këmbësorëve duke ju dhënë përparësi në kalimin në vijat e bardha, por edhe aty ku ato mungojnë. Në këtë kuadër, shërbimi i Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, monitorimin e trafikut dhe orientimin e tij, si dhe mbrojtjen e infrastrukturës rrugore për të gjithë periudhën e sezonit turistik 2019, ka kryer një volum pune me shërbime dhe patrullime në akset rrugore, në gjithë vendin, me orare të shtuara.

Në zbatim të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për sezonin turistik 2019, shërbimi i Policisë Rrugore përforcoi me shërbime shtesë akset kryesore të vendit në zonat turistike të qyteteve Sarandë, Vlorë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Shkodër, ku fluksi i mjeteve dhe turistëve ka qenë tepër i madh, gati trefish në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Janë monitoruar me shërbime patrullimi rrugor për 24 orë akset me fluks të shtuar:

– Tiranë – Fushë Krujë – Lezhë – Shkodër;

– Tiranë – Gjiri i Lalzit – Durrës;

– Vlorë – Dhërmi – Himarë – Sarandë;

– Rruga e Kombit Milot – Morinë;

Shërbimi i Policisë Rrugore në bashkëpunim me Sektorin e Komunikimit me Median ka mbajtur një lidhje të pandërprerë me drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës gjatë gjithë sezonit turistik duke dhënë informacion për flukset e trafikut në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit apo rrjetet sociale, si dhe dhënien në kohë reale të njoftimeve nëpërmjet medias televizive dhe radiove kombëtare.

Si rezultat i angazhimit të shërbimeve të Policisë Rrugore, por dhe bashkëpunimit dhe rakordimit të veprimeve me Patrullat e Përgjithshme dhe shërbimet e tjera të angazhuara në terren dhe veçanërisht për sezonin turistik, është bërë e mundur që për periudhën 8 mujore, janar – gusht 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, të kemi 133 aksidente më pak, 6 jetë më shumë të shpëtuara, 43 të plagosur rëndë dhe 80 të plagosur lehtë më pak.

Duke krahasuar periudhat tremujore të sezonit turistik 2018 dhe të vitit 2019, për periudhën qershor – korrik – gusht 2019, janë 57 aksidente më pak, 4 të vrarë më pak dhe 18 të plagosur rëndë dhe 28 të plagosur lehtë më pak, se e njëjta periudhë e vitit 2018.

Shërbimi i Policisë Rrugore konstaton se ka ndërgjegjësim dhe sjellje më korrekte të drejtuesve të mjeteve gjatë drejtimit të mjetit, por vazhdon të mbetet shqetësues drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, tejkalimi i shpejtësisë, drejtimi i mjeteve nga drejtues të papajisur me leje drejtimi, mospërdorimi i kaskave mbrojtëse nga drejtues motomjetesh dhe përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjeteve. Mosrespektimi i sistemeve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal vazhdon të “prodhojë” masa administrative për këtë shkelje, kryesisht brenda qendrave të banuara.

Me synimin e vetëm parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së shtetasve për këtë periudhë janë marrë këto masa administrative nga shërbimi i Policisë Rrugore:

Duke krahasuar periudhat 8 mujore janë vendosur rreth 20 000 masa administrative më pak se e njëjta periudhë 8 mujore e vitit 2018, çka tregon më shumë ndërgjegjësim nga drejtuesit e mjeteve në rrugë në drejtim të zbatimit të rregullave dhe normave të Kodit Rrugor.

Me synim parandalimin efikas të aksidenteve rrugore, shërbimi i Policisë Rrugore do të vijojë kontrollet për konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, të cilat bëhen burim ngjarjesh rrugore, në të ardhmen.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 6 viktima me pak aksidentet në shqipëri shefi i sektorit për sigurinë rrugore në drejtorinë e policisë rrugore skënder ismaili 6 viktima me pak aksidentet në shqipëri shefi i sektorit për sigurinë rrugore në drejtorinë e policisë rrugore skënder ismaili

Sondazh

Poll