Aktualitet

Vrasja e Arlind Pashës, familja e autorit largohet nga Bulqiza, Keta: E qëllova me vetëdije

6 Shtator 2019, 14:09 Nga DOSJA
Vrasja e Arlind Pashës, familja e autorit largohet nga Bulqiza, Keta: E

TIRANËDosja.al ka zbardhur dëshminë e Fatjon Ketës, personit që një ditë më parë vrau me thikë shokun e tij Arlind Pashën në Bulqizë. Përpara autoriteteve, Keta mësohet të ketë rrëfyer se e ka vrarë me vetëdije mikun  tij 21-vjeçar.

E kam bërë me vetëdije,”– mësohet të jetë shprehur ai.

Burime pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë bëjnë me dije se autori i ngjarjes së rëndë Fatjon Keta nuk ka kartelë shëndetësore si i sëmurë mendor. Ai është dërguar pak kohë më parë në spitalin e Shkodrës, ku dhe është marrë konfirmimi se 20-vjeçari nuk është në kushtet e shtrimit në spital.

Në këtë mënyrë, Keta është rikthyer në Bulqizë ku do ët përballet me akuzën për vrasje.

Pas ngjarjes së rëndë familja e autorit është larguar nga Bulqiza pasi jetonte në të njëjtën lagje me atë të viktimës.

Një ditë më parë Fatjon Keta goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij Arlind Pasha duke  elënë të vdekur në vend. Keta u arrestuar nga policia një orë pasi kreu krimin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arlind pasha fatjon keta vrasje me thike ne bulqize arlind pasha fatjon keta vrasje me thike ne bulqize

Sondazh

Poll