Aktualitet

Prerje pyjesh në mënyrë të paligjshme, procedohen 5 inspektorë dhe teknikë në Shkodër

6 Shtator 2019, 17:58 Nga DOSJA
Prerje pyjesh në mënyrë të paligjshme, procedohen 5

SHKODËR– Pesë persona janë proceduar në gjendje të lirë pasi akuzohen se kanë prerë pyje në mënyrë të paligjshme. Dosja.al ka mësuar se dy prej tyre janë drejtorë të Shërbimit Pyjor në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe, Gjovalin Gjekaj dhe Arbëen Lushaj.

Tre të tjerët janë:

Gjithashtu janë bllokuar rreth 30 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme. Inspektorët dhe teknikët e Shërbimit pyjor në Shkodër akuzohen për shpërdorim detyre.

Njoftim i policisë Shkodër

Vijon operacioni “Maranaj”, për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve

Shkon në 9 numri i shtetasve të proceduar për krime mjedisore dhe shpërdorim detyre

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër

Procedohen penalisht 5 punonjës të ISHMPUT në Bashkisë Shkodër dhe Malësi e Madhe

Në nisje të operacionit më 3 shtator  janë bllokuar rreth 30 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe u procedua penalisht inspektori i pyjeve të zonës

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, në zbatim të planit të posaçëm në shkallë vendi, kundër informalitetit dhe krimeve mjedisore, ka vijuar operacioni “Maranaj”

Si rezultat i hetimeve të metejshme ka rezultuar se janë të implikuar dhe punonjësit e Bashkive Shkodër dhe Malësi e Madhe si dhe ata të Inspektoriatit të Pyjeve, duke shpërdoruar detyrën, me veprimet apo mosveprimet e tyre. Në këto kushte janë proceduar penalisht shtetasit e meposhtëm:

Gj. Gj., 57 vjeç, banues në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe, Drejtor i Pyjores, Bashkia Malësi e Madhe.

Operacioni vijon.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital duke u garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben lushaj gjovalin gjekaj prerje pyjesh ne shkoder arben lushaj gjovalin gjekaj prerje pyjesh ne shkoder

Sondazh

Poll