Aktualitet

U dogjën 5 hektarë shkurre e bimësi, izolohet pas 3 ditësh zjarri i rënë në malin e Velipojës

6 Shtator 2019, 12:23 Nga DOSJA
U dogjën 5 hektarë shkurre e bimësi, izolohet pas 3 ditësh

VELIPOJË- Pas tre ditësh aktiv, sot është bërë e mundur të izolohet vatra e zjarrit në Malin Kolaj në Velipojë.

Ndërhyrja është bërë nga stafi i administratës së zonave të mbrojtura dhe emergjencat civile, ku i pranishëm ishte edhe Prefekti i Qarkut Shkodër Cesk Millja.

Terreni i vështirë malor bëri të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, ndërkohë që nga llogaritjet e para mësohet se demi për shkak të zjarrit është rreth 5 ha shkurre dhe bimësi e djegur në këtë zonë.

Ditët e fundit, disa vatra zjarri janë aktivizuar në disa zona të ndryshme të vendit, duke djegur sipërfaqe të mëdha pyjore. Zjarre kanë rënë në malin e Trebeshinës në Tepelenë, duke djegur kurorën e malit të gjelbër, si dhe në malin e Shëngjinit. Për këtë ka reaguar edhe presidenti Meta. Kreu i Shtetit bëri thirrje të merren masa të menjëhershme për neutralizimin e flakëve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet izolohet zjarri ne velipoje zjarr ne malin e velipojes zjarret ne shqiperi izolohet zjarri ne velipoje zjarr ne malin e velipojes zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll