Politike

Deputetja e PD-së akuza qeverisë: Shqipëria në zgripin e errësirës, e mbushur me taksa e tarifa

2 Shkurt 2019, 14:19 Nga DOSJA
Deputetja e PD-së akuza qeverisë: Shqipëria në zgripin e

TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me situatën e gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë.

Sipas deputetes Tabaku, vendi ynë ndodhet në zgripin e errësirës, pasi është shteti më pak i ndërlidhur në rajon dhe më gjerë.

“Vendi ndodhet në zgripin e errësirës pasi është shteti më pak i ndërlidhur në rajon dhe më gjerë. Kjo largon gjithnjë e më shumë investitorët seriozë nga vendi ynë”, shkruan Tabaku.

Tabaku në postimin e saj thotë se Shqipëria nga janari 2014 është gdhirë një vend i mbushur në taksa dhe tarifa të reja.

“Shqipëria nga janari 2014 është gdhirë një vend i mbushur në taksa dhe tarifa të reja. Shqiptarët janë sot një popullsi që nuk ka dëshirë të sipërmarrë biznese, inovacione por vetëm sipërmarrjen për emigrim. Rreth 400 mijë kanë tentuar apo janë larguar nga Shqipëria”, thotë deputetja e PD-së.

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:

(A.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike buxheti i shqiperise investimet e huaja jorida tabaku qeveria socialiste taksat e shqiperise buxheti i shqiperise investimet e huaja jorida tabaku qeveria socialiste taksat e shqiperise

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2019, 11:58

TIRANE- Deklaratat e forta në Kuvend me akuza të ndërsjellta mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha degraduan në një fjalor rruge, duke e...