Sport

FOTOLAJM- Nuk ka ngushëllim për ta! Pas eleminimit shokues nga Kroacia brazilianët s'mbajnë dot lotët

Ekipi i Tite u eleminua nga penalltitë ku nuk u treguan të saktë në ekzekutimet e tyre e pas ndeshjes të gjithë lojtarët e Brazilit shpërthyen në lot.

9 Dhjetor 2022, 19:28 Nga k.m.
FOTOLAJM- Nuk ka ngushëllim për ta! Pas eleminimit shokues nga Kroacia
Neymar

KATAR- Eleminimi, edhe pse me penallti, duket se i ka lënduar shumë futbollistët e Brazilit që pretendonin për të shtuar dhe një yll në fanellën e tyre. Brazili duhet të presë më shumë se 2 dekada për t’u kthyer te triumfi në Kupën e Botës, pasi u eliminua në çerekfinale nga Kroacia, me skuadrën e Zlatko Daliç që kalon në gjysmëfinale, ndërsa Nejmar me shokë dështojnë sërish, ashtu si në Rusi 2018.

Ekipi i Tite u eleminua nga penalltitë ku nuk u treguan të saktë në ekzekutimet e tyre e pas ndeshjes të gjithë lojtarët e Brazilit shpërthyen në lot. Neymar dhe shokët e tij të skuadrës duket se nuk kanë gjetur për asnjë moment ngushëllim dhe janë shtrirë në fushën e blertë ku nuk i kanë kursyer edhe lotët. 

 

neymar kupa e botes katar 2022

Sondazh

Poll