Sport

Vendosi 91.000 dollarë bast për kualifikimin e Marokut, nuk njihte asnjë lojtar. Mësuesi u bë milioner brenda natës: Jam i degjeneruar, as ndeshjen nuk e kam parë

Shumë ishin të bindur se Maroku do të ishte një pickim i lehtë për Spanjën e fuqishme, por ata gabuan rëndë. Megjithatë, kishte edhe nga ata që besonin se marokenë të guximshëm mund të krijonin një mrekulli

9 Dhjetor 2022, 14:24 Nga DOSJA
Vendosi 91.000 dollarë bast për kualifikimin e Marokut, nuk njihte

SHBA - Maroku krijoi sensacionin më të madh në Kupën e Botës , pasi eliminoi Spanjën e favorizuar në 1/16. Shumë ishin të bindur se Maroku do të ishte një pickim i lehtë për Spanjën e fuqishme, por ata gabuan rëndë.

Megjithatë, kishte edhe nga ata që besonin se marokenë të guximshëm mund të krijonin një mrekulli dhe për një mësues të ri nga Nju Jorku, ky besim u shpërblye shumë.
Amerikani pagoi 90.818 dollarë që Maroku të shkonte në çerekfinale dhe fitoi mbi një milion dollarë!


Ishte basti më i madh në jetën e tij dhe ai nuk dinte absolutisht asgjë për Marokun!
“Nuk e di emrin e asnjë lojtari”, pranoi mësuesi i ri. Ai thjesht kishte një ndjenjë se Maroku mund të mposht Spanjën. Ai mendoi se ata ishin të nënvlerësuar.

"Unë nuk do të gënjej dhe të them se e dija se çfarë po bëja. Në fund të fundit, ishte një bast që pati fat. Unë jam thjesht një i degjeneruar," pranoi ai. Interesant është fakti se edhe pse ka vënë një bast për biletën, ky mësues nuk e ka parë ndeshjen.

Ai tregoi se në momentin e ndeshjes u mësonte nxënësve të shkollave fillore të luanin volejboll. "Unë po kontrolloja telefonin tim herë pas here, por nuk po e shikoja lojën," tha milioneri i sapolindur për Action Network.

Kujtojmë se Maroku në çerekfinale do të përballet me kombëtaren portugeze.
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll