Sport

VIDEO / Kroacia befason, kalon në gjysmëfinale, 5 herë kampionët e botës kthehen në shtëpi

I janë dashur 120 minuta Selecaos dhe Neymar që të gjejnë rrugën e rrjetës përball Kroacisë me një Modriç në ditën e tij më të mirë, por që nuk mjaftoi.

9 Dhjetor 2022, 18:22 Nga DOSJA

VIDEO / Kroacia befason, kalon në gjysmëfinale, 5 herë

KATAR - Kadhuruar gjithçka cerekfinalja e parë mes Brazilit dhe Kroacisë. Nënkampionët në fuqi bëjnë një ndeshje heroike për 120 minuta duke mos u trembur as nga disavantazhi që erdhi në fundin e kohës së parë shtesë, pas mbylljes së 90-minutave në barazim 0-0.

Neymar ishte në një nga ditët e tij të mira dhe ja arrin qëllimit personal për të barazuar idhulin e tij Pele me 77 gola me përfaqësuesen, të dy tashmë janë golashënuesit më të mirë të 5 herë kampionëve të botës.

VIDEO / Kroacia befason, kalon në gjysmëfinale, 5 herë

Veprim i shkëlqyer Paqueta-Neymar: ish-lojtari i Milanit e vendos atë në zonë për Neymar, Sosa është i pasigurt për mbylljen dhe ylli brazilian kërcen edhe Livakovic përpara se të shënojë, ishte minuta e 105-të.


Kur dukej se gjithcka shkonte drejt fitores së Seleçaos, kroatët befasojnë me golin e barazimit në pesjën e dytë shtesës.

VIDEO / Kroacia befason, kalon në gjysmëfinale, 5 herë

Në minutën e 117, zëvendësuesi Orsic dërgoi një krosim të ulët nga e majta, Petkovic e goditi mirë me këmbën e majtë dhe gjeti një devijim nga Marquinhos që bëri një goditje të të pandalshme për Alisson.

Më pas u desh ruleta e penalltive për t'i dhënë mundësinë Kroacisë të kalojë në gjysmëfinalen e Botërorit.

Tashmë do të presin ndeshjen e mbërmjes mes Argjentinës dhe Holandës për të mësuar kundërshtarin e rradhës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll