Sport

“Shpresoj që Ronaldo të mos luajë ndaj nesh!"

“Ne do të luajmë kundër një prej skuadrave më të mira në botë, me lojtarë shumë të aftë. Nuk e di nëse Ronaldo do të luajë, shpresoj që jo, e di që është një nga futbollistët më të mirë në histori, kështu që do të jem i lumtur nëse ai nuk luan”

9 Dhjetor 2022, 15:52 Nga DOSJA
“Shpresoj që Ronaldo të mos luajë ndaj nesh!"

KATAR - Për herë të katërt (e para në botën arabe), një skuadër afrikane arriti në çerekfinale të Kupës së Botës të futbollit dhe Walid Regragui, trajneri i Marokut, nuk e fshehu, gjatë konferencës për shtyp të përballjes me Portugalinë, krenarinë e tij për këtë arritje.

“Jam krenar për vendin tim, për ekipin tim dhe që arrita në këtë fazë. Ne përfaqësojmë Marokun, popullin tonë dhe për herë të parë një skuadër arabe është në çerekfinale të një Botërori. Kemi një kontinent të tërë që na mbështet dhe e kemi ndjerë këtë energji pozitive. Jemi shumë të emocionuar, është një nder i madh të jemi në këtë fazë dhe do të bëjmë më të mirën për të fituar. Ata ende nuk e kanë parë 100 për qind këtë kombëtare të Marokut dhe kjo tregon evolucionin që kemi pasur”,- theksoi trajneri franco-maroken, i cili gjithashtu nuk anashkaloi mundësinë e rikthimit të Cristiano Ronaldos në formacion, i cili për të qenë zëvendësues i Gonçalo Ramos në takimin me Zvicrën.

“Ne do të luajmë kundër një prej skuadrave më të mira në botë, me lojtarë shumë të aftë. Nuk e di nëse Ronaldo do të luajë, shpresoj që jo, e di që është një nga futbollistët më të mirë në histori, kështu që do të jem i lumtur nëse ai nuk luan. Portugalia gjithashtu dëshiron të arrijë në gjysmëfinale, por ne duhet të jemi optimistë dhe gjithashtu të përulur. Tashmë kemi marrë një rezultat të madh kundër Spanjës, a do të marrim një tjetër nesër? Shpresoj që po”, ka deklaruar Regragui.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll