Sport

Kupa e Botës 2022 - Santos flet për Ronaldon: Nuk donte të largohej nga ekipi, le ta lëmë të qetë

Trajneri me përvojë ka marrë shumë pyetje për superyllin e skuadrës portugeze, në konferencën për shtyp të ndeshjes ndaj Marokut.

9 Dhjetor 2022, 15:22 Nga k.m.
Kupa e Botës 2022 - Santos flet për Ronaldon: Nuk donte të
Fernando Santos dhe Ronaldo

KATAR- Në konferencën për shtyp të Fernando Santos përpara çerekfinaleve të Kupës së Botës, trajneri portugez u pyet - siç parashikohej - për Cristiano Ronaldon dhe pasi zbuloi grindjen e tij me superyllin e ekipit, ai kërkoi respekt.

“I thashë në ditën e lojës, pas drekës. E thirra në zyrën time dhe i thashë se nuk do ta fusja në fushë. Nuk i pëlqeu, natyrisht. Është normale të mos jesh i lumtur. Më pyeti nëse ishte një ide e mirë,”-ka shpjeguar trajneri i kombëtares portugeze, Fernando Santos, në konferencën e zakonshme për shtyp para “betejës” së madhe me Marokun për çerekfinalen e Botërorit.

“Ju siguroj se ai nuk ka dashur asnjëherë të largohet nga ekipi,”- sqaroi trajneri.

Trajnerit me përvojë, ashtu siç pritej, ka marrë shumë pyetje për superyllin e skuadrës, pas asaj që ka dalë në dritë ditët e fundit. Kujtojmë se sipas mediave portugeze, Cristiano Ronaldo ka pasur një debat të ashpër me Santosin në prag të ndeshjes ndaj Zvicrës për “16”-at dhe madje ka kërcënuar se do të largohej nga Katari. Një postim, i cili më pas u përgënjeshtrua nga federata portugeze, me vetë ‘CR7’ që postoi përmes rrjeteve sociale, duke dërguar mesazh bashkimi.

Kështu në një pyetje lidhur me këtë, nëse Cristiano dëshironte të largohej nga skuadra, Fernando Santos u përpoq të zgjidhte përfundimisht të gjitha polemikat rreth liderit duke thënë se: Unë e di se çfarë përfaqëson ai për të gjithë vendin dhe për futbollin portugez. Prandaj fola me të. Është mënyra ime për të kuptuar futbollin, flas shumë me lojtarët, por edhe me të. I thashë që të mos habitej. 

fernando santos ronaldo kupa e botes katar 2022

Sondazh

Poll