Aktualitet

Nesër festa e “Ekipeve Sportive në Shkolla”, ja në cilat rrugë kufizohet qarkullimi

Qarkullimi i automjeteve do të pezullohet nga ora 08:00 deri në orën 15:00 në disa akse rrugore.

9 Dhjetor 2022, 15:30 Nga A.B
Nesër festa e “Ekipeve Sportive në Shkolla”, ja në
Rruget

TIRANË- Nesër do të zhvillohet ceremonia e hapjes së projektit Ekipet Sportive në Shkolla “Festa Olimpike”. Në këtë projekt përfshihen 10 000 nxënës, 22 000 pjesëmarrës, 700 skuadra nga 61 bashki të Republikës së Shqipërisë dhe 350 trajnerë. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve.

Qarkullimi i automjeteve do të pezullohet nga ora 08:00 deri në orën 15:00 në disa akse rrugore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Qarkullimi i automjeteve në datë 10.12.2022, nga ora 08:00 deri në orën 15:00, do të kufizohet në segmentet e mëposhtme:

•Rrugët përreth stadiumit “Air Albania”;

•Rruga “Papa Gjon Pali II” segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Gjergj Filipi” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;

•Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Lek Dukagjini”;

•Rruga “Abdyl Frashëri”, segmenti nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rugova”;

•Rruga “Lek Dukagjini”deri tek sheshi “Federik Chopen”.

2. Qarkullimi i automjeteve do të vazhdojë në rrugët: rruga “Ismail Qemali”, rruga “Ibrahim Rrugova”, rruga e “Elbasanit”.

3. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë si më poshtë:

•Linja Nr. 2 ‘Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” do të devijohen në rrugën “Ibrahim Rrugova” dhe në Bulevardin “Bajram Curri”;

•Linja Nr. 13 “Tirana e Re” do të devijohen në rrugën “Ibrahim Rrugova” dhe në Bulevardin “Bajram Curri”;

qarkullimi i rrugeve ne tirane tirane

Sondazh

Poll