Aktualitet

Lija e dhenve prek fëmijët në Fier, mjeku: Mos i çoni fëmijët e sëmurë në kopshte e shkolla

Mjeku dermatolog Ermal Sina për Report Tv shpjegon se variçela është një sëmundje ngjitëse akute që përhapet së tepermi në kopshte e shkolla.

9 Dhjetor 2022, 14:04 Nga I.A
Lija e dhenve prek fëmijët në Fier,  mjeku: Mos i çoni
Pediatria e Fierit

FIER- Fëmijë me shenja të lisë në dhenve janë shfaqur shumë në pediatrinë e Fierit. Fëmijët në pediatri dhe poliklinikë paraqiten me temperaturë si dhe puçra në trup. Mjeku dermatolog Ermal Sina për Report Tv shpjegon se variçela është një sëmundje ngjitëse akute që përhapet së tepermi në kopshte e shkolla.

“Kemi një shtim të rasteve për shkak të sezonalitetit, në vjeshte e dimër është numri më i lartë i rasteve me variçelë. Është e lidhur edhe me kontaktet, pasi prek fëmijët për shkak të kolektivitetit kemi shtim të rasteve,” tha mjeku.

Mjekja Ermal Sina jep dhe disa këshilla mbi mjekimin dhe higjienën.

“Prindërit të mos i çojnë në shkolla e kopshte, të konsumojnë fëmijët lëngje dhe t’i vizitojnë tek mjeku të përcaktuar diagnozën e saktë dhe mjekimin”, tha Sina

ermal sina

Sondazh

Poll