Aktualitet

I shpallur në kërkim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Krujë

Nga verifikimet ka rezultuar se ky person, në kohën kur ka kryer plagosjen, posedonte pa leje, një armë zjarri.

9 Dhjetor 2022, 13:53 Nga A.B
I shpallur në kërkim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje,
Policia

TIRANË- Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ishte i shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për personin me inicialet G.K, banues në Bubq, i cili në vitin 2021, në një lokal në Fushë Krujë, për motive të dobëta ai ka goditur me sende të forta, një person tjetër. Gjithashtu, nga verifikimet ka rezultuar se ky person, në kohën kur ka kryer plagosjen, posedonte pa leje, një armë zjarri.

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, mbështetur dhe nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një të kërkuari, ndaluan shtetasin G. K., 35 vjeç, banues në Bubq, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Në vitin 2021, në një lokal në Fushë Krujë, 35-vjeçari, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas tjetër. Gjithashtu, nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas, në kohën kur ka kryer plagosjen, posedonte pa leje, një armë zjarri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne kruje

Sondazh

Poll