Aktualitet

Alarm për bombë! Çanta e dyshimtë çoi forcat xheniere tek Drejtoria e Kufirit, pas hapjes u zbuluan RROBA

Zona u rrethua nga forcat xheniere të cilat kryen kontrolle.

9 Dhjetor 2022, 14:24 Nga F.M
Alarm për bombë! Çanta e dyshimtë çoi forcat
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Ditën e sotme u dha alarm për bombë në Tiranë. Alarmi u dha tek Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit në Tiranë. Mësohet se njoftimin e kanë bërë vetë punonjësit e zyrave që kanë parë një çantë të dyshimtë. Zona u rrethua nga forcat xheniere të cilat kryen kontrolle. Më pas u zbulua se brenda çantës kishte vetëm rroba dhe asgjë të rrezikshme.

Nuk dihet se kush e la çantën përballë institucionit mirëpo kanë nisur hetimet nga ana e policisë. 

alarm per bombe ne tirane

Sondazh

Poll