Aktualitet

Erdhi nga Greqia për të takuar të afërmit, kjo është biznesmenia që humbi jetën në aksident, 1 orë para ngjarjes ishte LIVE në 'FB'

Ajo ishte duke drejtuar makinën e saj tip 'Huyndai'. Mjeti doli nga rruga, ra në humnerë, duke i shkaktuar 50-vjeçares vdekjen.

9 Dhjetor 2022, 13:46 Nga A.B
Erdhi nga Greqia për të takuar të afërmit, kjo
Etleva Bejko

SARANDË- Gruaja në foto është, Etleva Bejko, 50-vjeçarja e cila humbi jetën ditën e sotme në aksidentin e rëndë të ndodhur në Qafën e Muzinës. Dosja.al mëson se viktima, ishte duke drejtuar makinën e saj tip 'Huyndai', i cili doli nga rruga dhe ra në humnerë. Më pas mjeti është rrokullisur disa herë, duke shkaktuar vdekjen e 50-vjeçares. Biznesmenia nga Saranda banonte në Greqi, aty ku dhe kishte ngritur biznesin e saj të tekstileve. Ajo ishte nisur për të takuar familjarët e saj, mirëpo udhëtimi rezultoi tragjik.

Mësohet se para aksidentit tragjik, 50-vjeçarja kishte qenë duke bërë video-live në rrjetet sociale. VIDEO më poshtë:

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

etleva bejko vdes 50-vjecarja ne sarande

Sondazh

Poll