Politike

Berisha: Gerti Shehu, gjitoni i Ardi Veliut

Zbulon lidhjen mes tyre.

9 Dhjetor 2022, 15:24 Nga F.M
Berisha: Gerti Shehu, gjitoni i Ardi Veliut
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha me humor se Gerti Shehu, 31-vjeçari që e sulmoi në protestë, ka një ‘lidhjeje’ me Autoritetin e Mbikqyrjes Policore, Ardi Veliu. Ai tha se të dy janë fqinj me njëri-tjetrin.

Pjesë nga konferenca

Pyetje: Duke u ndalur edhe pak te çështja e Gerti Shehut, ju thatë se është i infiltruar, apo informator i policisë kriminale dhe ka një kod. A e keni ju këtë kod?

Sali Berisha: Met Rrumbullaku të pyete Ardi Veliun, ose ta pyesë atë se mund ti thotë ndonjë gjë, e ka pasur gjiton, kanë qenë gjitonë të mirë.

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. 

sali berisha ardi veliu gerti shehu

Sondazh

Poll