Politike

Berisha: Gerti Shehu, një mjeran, mori një trastë me para për aktin, do ishte fatkeqësi t'i merrnin shpirtin në burg

Ai shtoi më te jse do të ishte një fatkeqësi nëse 31-vjeçari do të shkonte në burg për një vepër që nuk ka atë si autor. 

9 Dhjetor 2022, 13:54 Nga F.M
Berisha: Gerti Shehu, një mjeran, mori një trastë me para
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një mjeran Gerti Shehun, 31-vjeçarin që e qëlloi me grusht ditën e protestës së 6 dhjetorit. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Shehu është paguar për incidentin që shkaktoi në protestë, ndaj dhe mori vendimin që ta falte. Ai shtoi më te jse do të ishte një fatkeqësi nëse 31-vjeçari do të shkonte në burg për një vepër që nuk ka atë si autor. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ai ishte një mjeran, do ishte fatkeqësi ti merrnin shpirtin aty, mori një trastë me para për aktin. Nuk ishte ai, do ishte dikush tjetër. Dëshmoi Rama se është shteti me gjithë qëndrimet që mbajti. Nuk them kurrë që gjërat më dolën jashtë kontrollit, nuk më ndodh kurrë. Deklarova se siguria e Samiti përbën qëllim për ne. Duhet të mbroja interesat qytetarëve, në asnjë lloj rrethane s’mund tu krijonim përshtypje se protesta përbën rrezik. Shqipëria nuk konsiderohet e sigurt, mirë se erdhën. I treguam me kë ishin ulur, ai tregoi veten. Nuk mund të përbënim shqetësim për ta. Për Ramën, nuk ua zgjidhim ne, por vetë. Ai futi në dorë udhëheqjen opozitës, dhe de facto e asgjësoi. Kjo mori fund, me rithemelimin e PD u krijua opozita, kjo e tmerron Ramën, zgjodhi atë moment në mënyrë më diabolike, që t’i jepte një goditje fatale opozitës. Por llogaritë nuk i dolën, përkundrazi, ajo iu kthye në atë që meriton dhe do i kthehet, është një proces. Nëse prish një resort që është me leje, dhe këtu dhjetëra janë këtu pa leje, atëherë e ke kundër fjalës së lirë, doja ta vendosje në kontroll të plotë, ose ta asgjësonte.

sali berisha

Sondazh

Poll