Politike

Revolucion e mosbindje civile/ Berisha zbardh skenarin e protestave të Opozitës

Kreu i Partisë Demokratike e konsideroi një kalbësirë kryeministrin Edi Rama dhe shtoi se ai nuk do të zgjasë shumë në pushtet.

9 Dhjetor 2022, 13:14 Nga F.M
Revolucion e mosbindje civile/ Berisha zbardh skenarin e protestave të
Sali Berisha

TIRANË- Krydemokrati Sali Berisha është shprehur se Opozita nuk do të ndalë revolucionin e saj. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se do të vijohet deri në mosbindje civile. Me bindje, kreu i Partisë Demokratike e konsideroi një kalbësirë kryeministrin Edi Rama dhe shtoi se ai nuk do të zgjasë shumë në pushtet.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Do vazhdojmë me revolucionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky pushtim i brendshëm, ndoshta dhe më barbar se pushtimet e jashtme. Motoja do jetë ajo, do bindim çdo shqiptar se nëse nuk i dalin zot votës së tyre nuk kanë kurrë të ardhme. Të mos presin nga askush. E marr këtë shembull për të theksuar se çfarë situatë është sot, por kam besim të madh se një kalbësirë si kjo nuk do mund të zgjasë dhe do bëjmë gjithçka për t’i shkurtuar jetën kësaj kalbësire. Jemi për të gjitha format dhe të mosbindjes civile. 

sali berisha

Sondazh

Poll