Aktualitet

Dëmtohet shtylla elektrike në Lezhë, banorët: Telat kanë rënë në tokë

Duke folur për mediat një banor i fshatit ka deklaruar se shtylla u dëmtua nga eskavatori i Drejtorisë së Bujqësisë teksa po punonte në hapjen e kanaleve kulluese në këtë zonë. 

9 Dhjetor 2022, 13:05 Nga I.A
Dëmtohet shtylla elektrike në Lezhë, banorët: Telat
Shtylla e rrezuar

LEZHË- Një shtyllë tensione 220 kë si dhe përcjellësit e energjisë elektrike në fshatin Rrilë të Lezhës prej 4 ditësh qëndrojnë në tokë. Duke folur për mediat një banor i fshatit ka deklaruar se shtylla u dëmtua nga eskavatori i Drejtorisë së Bujqësisë teksa po punonte në hapjen e kanaleve kulluese në këtë zonë. Përcjellësit e energjisë elektrike në tokë, janë kthyer në rrezik për jetën e banorëve.

“Prej 4 ditësh është bërë pastrimi i kanalit, është prishur shtylla. Ka qenë duke më rënë mbi kokë mua natën e Shën Kollit. I kam thënë OSHEE. Nuk dëgjojnë të përgjigjet askush. Kanë ardhur edhe të Bordit e Bashkisë dhe nuk më është përgjigjur askush. Këtu ka rrezik se është korrenti i zhveshur. Unë dua të më vihet shtylla se nuk kam të ardhura ta blej. Nuk di asnjë lloj manovrimi, se di si do e zgjidhim. Unë nuk kam lekë për të blerë shtyllën”, tha Pjetër Vermoshi.

pjetër vermoshi

Sondazh

Poll