Aktualitet

Lihet në burg Gerti Shehu që sulmoi Berishën

Deri më tani, ai nuk ka shfaqur pendesë për veprimin.

9 Dhjetor 2022, 12:31 Nga F.M
Lihet në burg Gerti Shehu që sulmoi Berishën
Gerti Shehu

TIRANË- Gerti Shehu, 31-vjeçari që sulmoi kryedemokratin Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit është lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg'. Masa e sigurisë ju komunikua Shehut në spitalin e Traumës, aty ku i riu ndodhet i shtruar duke marrë ndihmën mjekësore. Deri më tani, ai nuk ka shfaqur pendesë për veprimin. Gjithashtu, autoritetet janë në pritje të analizave laboratorike të Institutit të Mjekësisë Ligjore që do të dalin në përfundimin nëse Gerti Shehu ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike në momentin që qëlloi me gursht Berishën. 

Çfarë ndodhi në protestë?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë.

sali berisha gerti shehu dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll