Aktualitet

Me arsenal armësh nga Ancona në Durrës, 53-vjeçari nga Kosova: I bleva në Gjermani, jam shumë i dhënë pas qitjes

Ai ka paraqitur gjithashtu disa dokumente në gjuhën gjermane që sipas tij vërtetojnë blerjet e këtyre armëve. Ai ka paraqitur gjithashtu disa dokumente në gjuhën gjermane që sipas tij vërtetojnë blerjet e këtyre armëve.

9 Dhjetor 2022, 11:42 Nga F.M
Me arsenal armësh nga Ancona në Durrës, 53-vjeçari nga
Selman Lajçi

DURRËS- Selman Lajçi, 53-vjeçari nga Kosova që u kap në Portin e Durrësit me arsenal armësh është shprehur se koleksionon armë zjarri, pasi është i apasionuar pas qitjes. Kështue ka justifikuar ai arsenalin e armëve që iu gjet sapo zbriti në Portin e Durrësit, pasi erdhi nga Ancona.

“Jam shumë i dhënë pas qitjes me armë zjarri dhe pas gjuetisë,”- ka thënë 53-vjeçari para hetuesve.

Ai ka paraqitur gjithashtu disa dokumente në gjuhën gjermane që sipas tij vërtetojnë blerjet e këtyre armëve.

Lajçi u arrestua sapo zbriti nga trageti i linjës Ankona -Durrës dhe u vu nën akuzë për trafikim të armëve të zjarrit. Në makinën Land Rover me targa zvicerane u gjetën të fshehura nëpër dyer shotgun, snajper e pistoletë, pushkë si dhe 1367 fishekë luftarak e 800 fishekë për armë gjahu.

selman lajci

Sondazh

Poll