Aktualitet

Aksident i rëndë në Berat/ I riu ndalon makinën dhe përplas me derë çiklistin, dërgohet te Trauma

I riu është arrestuar dhe do të hetohet nga Prokuroria e Vlorës.

9 Dhjetor 2022, 10:16 Nga a.l
Aksident i rëndë në Berat/ I riu ndalon makinën dhe
Aksident në Berat

BERAT- Një aksident i rëndëështë shënuar ditën e sotme në Berat. Burime nga policia bëjnë me dije se një 21-vjeçar i identifikuar me iniciale H.K. parkoi mjetet në lagjen “30 Vjetori” dhe pasi hapi derën për të dalë, ka përplasur një burrë që po lëvizte me biçikletë.

Ky i fundit i identifikuar me iniciale Q. S. është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar. I riu është arrestuar dhe do të hetohet nga Prokuroria e Vlorës. Nuk dihen ende detaje të reja nga aksidenti, ndërsa policia po heton në vendin e ngjarjes./Dosja.al

aksident ne berat

Sondazh

Poll