Aktualitet

Këto qytete do të ngelen sot pa drita, OST: Po kryhen punime në rrjetin e tensionit të lartë

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar se prej orës 7:00 deri në orën 12:00 energjia elektrike do të stakohet në zonat rreth rajoneve Berat, Kuçovë, Çorovodë dhe Fier.

9 Dhjetor 2022, 08:53 Nga a.l
Këto qytete do të ngelen sot pa drita, OST: Po kryhen punime në
OSHEE

BERAT- Disa qytete nuk do të furnizohen me energji elektrike gjatë ditës së sotme, për shkak të punimeve që po bëhen në rrjetin e tensionit të lartë. Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar se prej orës 7:00 deri në orën 12:00 energjia elektrike do të stakohet në zonat rreth rajoneve Berat, Kuçovë, Çorovodë dhe Fier.

NJOFTIMI I PLOTË:

Investim i OST në pjesën 110kV të Nst Kuçovë, zonat e Berat-Fier që preken nga stakimi 07:00-12:00 Bazuar mbi kontratën e investimit në pjesën 110kV të Nst Kuçovë nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST Sh.A), disa zona do të preken nesër nga kufizimi i energjisë elektrike.

Konkretisht, të premten, datë 9 dhjetor, ora 07:00-12:00, për shkak të punimeve në rrjetin e tensionit të lartë do të stakohet energji elektrike në zonat rreth rajoneve Berat, Kuçovë, Çorovodë dhe Fier.

Zonat që preken në orarin e cituar në njoftim janë:

Berat

Pjesërisht qyteti Berat dhe fshatrat Velabisht, Rroshnik, Vodicë, Bregas, Duhanas, Kostren, Remanic, Starovë, Otllak, Lumas, Moravë, Orizaj, Kutalli, Drenovicë, Samaticë, Rërza, Pobrat, Çukalat dhe Slanicë

Pjesërisht qyteti i Poliçanit, Çorovoda dhe fshatrat Bargullas, Nishovë, Novaj, Provonik, Kalluç, Mbrakull, Tërpan, Torozhan, Çerenisht, Nishicë, Veleshnjë, Potom, Çepan, Backë, Kreshovë, Lepan, Leshnjë, Gjorgovë, Tomorricë, Store, Vërzhezhë, Munushtire, Kakruk, Vendreshe, Spatharë, Krorëz, Dobrushë dhe Bogovë

Kuçovë

Pjesërisht: disa lagje të qytetit dhe fshatrat Sinjë, Perondi, Poshnjë, Kozarë, Tapi, Çiflik, Gegë, Avaleas, Arrëz, Bozok, Salc-Kozarë, Ferras, Drizë, Frashër, Dikater, Guri i Bardhë, Goricë, Syzes, Malas-Grop, Banaj, Gajd, Sheq, Vokopol, Skrevan, Lagjet: Qylet, Pellumbas, Qamic, Goricë, Manastir, Cobot,

Fier
Pjesërisht: Roskovec, Driz, Driz, Vidhisht, Kurjan, Velmish, Vlosht, Ngjeqar dhe Strum.

nderpritet energjia ne qytete ost

Sondazh

Poll