Aktualitet

Operacion antidrogë në Itali/ Shkatërrohet banda shqiptare, si trafikuan kokainë në zonën e liqenit 

Hetimet lidhur me të arrestuarit shqiptar zbuluan gjithashtu se grupi drejtonte prej disa kohësh një treg të lulëzuar të drogës që ishte aktiv në zonën ne liqenit.

9 Dhjetor 2022, 08:40 Nga a.l
Operacion antidrogë në Itali/ Shkatërrohet banda shqiptare, si
Policia italiane

ITALI- Një operacion antidrogë është zhvilluar mëngjesin e sotëm në zonën Città della Pieve të italisë. Mediat vendase bëjnë me dije se janë arrestuar disa shqiptarë të cilët nga hetimet e deritanishme mësohet se funksionin si një bandë e mirëfilltë për trafikun e drogës në këtë zonë dhe jo vetëm. Grupi i shqiptarëve bënte trafikimin e hashashit dhe kokainës. Hetimet lidhur me të arrestuarit shqiptar zbuluan gjithashtu se grupi drejtonte prej disa kohësh një treg të lulëzuar të drogës që ishte aktiv në zonën ne liqenit. Aktualisht ata ndodhen në paraburgim, masa të cilat janë marrë paraprakisht nga disa agjentë.

Nuk dihen ende detaje të reja lidhur me këtë operacion, ku për arsye hetimore nuk janë bërë publike as emrat e trafikantëve shqiptarë. Mediat italiane bëjnë me dije se detajet e operacionit do të bëhen të ditura gjatë paradites pasi  gjatë kësaj kohë do të jenë marrë edhe në pyetje të arrestuarit./Dosja.al

arrestohen shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll