Aktualitet

Drogë nën tapetin e 'Audit'/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë në Itali, si tentuan t'i fshiheshin policisë

Në pamje të parë gjithçka dukej në rregull, pas kontrollit të dokumentave ata nuk rezultonin me precedentë penale, megjithatë nën tapetin e makinës së tyre janë gjetur 2 blloqe celofan ku ishin fshehur 2 kg hashash, me një vlerë totale mbi 50.000 euro në tregun e shpërndarjes së drogës.

9 Dhjetor 2022, 11:00 Nga a.l
Drogë nën tapetin e 'Audit'/ Arrestohen 2 të
arrestime në Itali

ITALI- Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë të cilët janë kapur me drogë në autostradëndel Sole. Sipas mediave italiane, dy shqiptarët janë kapur nga policia duke udhëtuar me një mjet tip 'Audi' me 2 kg hashash.Të dy, rreth të tridhjetave, të lindur në Shqipëri, por me banim prej vitesh në Savona, nuk kanë dhënë shpjegime bindëse për policët e Arezzo-s në lidhje me arsyet e udhëtimit të tyre dhe ndaj tyre u bë një kontroll në gjithë makinën.

Në pamje të parë gjithçka dukej në rregull, pas kontrollit të dokumentave ata nuk rezultonin me precedentë penale, megjithatë nën tapetin e makinës së tyre janë gjetur 2 blloqe celofan ku ishin fshehur 2 kg hashash, me një vlerë totale mbi 50.000 euro në tregun e shpërndarjes së drogës.

Një detaj kurioz që doli gjatë fazave të arrestimit, të dy deklaruan se nuk kishin hyrë në kabinën e pagesës A1 Arezzo, por në atë të Valdarnos, pasi kishin vënë re praninë e shumë policëve jashtë kabinës së pagesës dhe kishin frikë nga një kontroll. Megjithatë duket se përpjekja për t'i fshehur ka zgjatur pak pasi sapo hynë në autostradë u ndaluan.  Të arrestuarit janë dërguar në burgun e San Benedetto./Dosja.al

arrestohen shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll