Aktualitet

Elbasan/ 61- vjeçari s'pyet për urdhër mbrojtjeje, dhunon psikologjikisht gruan, vihet në pranga nga policia

I arrestuari është identifikuar me iniciale S. Ll., dhe pritet të përballet me akuzën për këtë vepër penale.

9 Dhjetor 2022, 09:44 Nga a.l
Elbasan/ 61- vjeçari s'pyet për urdhër mbrojtjeje, dhunon
POLICIA

ELBASAN- Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në Elbasan. Burime nga policia bëjnë me dije se një 61- vjeçar është vënë në pranga pasi ka dhunuar psikologjikisht gruan e tij. Kjo e fundit sipas njoftimit zyrtar nga policia ishte në urdhër mbrojtjeje. I arrestuari është identifikuar me iniciale S. Ll., dhe pritet të përballet me akuzën për këtë vepër penale.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ll., 61 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje", njofton policia.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes ndërsa policia po heton rastin./Dosja.al

dhunohet gruaja ne elbasan

Sondazh

Poll