Aktualitet

BIRN fut Altin Goxhajn në listën e ekstremistëve në Ballkan

Goxhaj pretendon se po lufton miliarderin George Soros dhe përfshirjen e tij në Shqipëri për më shumë se një dekadë.

9 Dhjetor 2022, 07:38 Nga F.M
BIRN fut Altin Goxhajn në listën e ekstremistëve në Ballkan
Altin Goxhaj

TIRANË- Rrjeti Investigativ BIRN ka publikuar një hartë me grupimet terroristë që veprojnë në Shqipëri. Mes tyre përfshihet dhe “Lëvizja Anti-Soros”, grup i udhëhequr nga avokati Altin Goxhaj. BIRN shkruan se “Lëvizja Anti-Soros” në Shqipëri është një nga disa emra që Altin Goxhaj i ka vënë lëvizjes së tij.

“Goxhaj është përfaqësuesi kryesor dhe lëvizja nuk ka ndonjë organizim të strukturuar, pasi bazohet kryesisht në faqet e rrjeteve sociale me rreth 5000 ndjekës. Përveç pretendimit se është kundërshtar i qeverisë socialiste, Goxhaj ka një histori organizimi të protestave anti-LGBTQ dhe përdorimit të gjuhës homofobike. Pas vitit 2017 ai promovoi disa teori konspirative të cilat pretendojnë se ka një plan për të zëvendësuar shqiptarët me emigrantë nga Lindja e Mesme apo vende të tjera. Kur qeveria doli vullnetare për të pranuar refugjatë afganë në vitin 2021, Goxhaj dhe mbështetësit e tij filluan një fushatë kundër saj, duke prodhuar video me gjuhë të qartë raciste. (Në njërën, Goxhaj thotë se refugjatët afganë janë “një kancer” dhe do të sjellin në Shqipëri kulturën e pedofilisë),”- shkruhet në artikull.

Goxhaj pretendon se po lufton miliarderin George Soros dhe përfshirjen e tij në Shqipëri për më shumë se një dekadë.

Sipas artikullit në fjalë, shumë njerëz që mbështesin Goxhajn janë edhe mbështetës apo anëtarë të Partisë Demokratike të Berishës apo të Partisë së Lirisë të drejtuar nga Meta. Nuk ka numra të qartë të mbështetësve të tij, por videot e tij marrin mijëra shikime dhe qindra komente ose pëlqime.

“Me mbështetjen e Berishës dhe Metës dhe aksesin në disa media, Goxhaj dhe narrativa e tij, duke përfshirë teoritë e konspiracionit kundër vaksinave, të cilat shpërthyen pas COVID-19, po merr vrull. Ai bindi 38 deputetë të opozitës që të nënshkruajnë në favor të kandidaturës së tij për të qenë Avokati i ri i Popullit, duke i premtuar parlamentit se “asnjë LGBTQ nuk do të lejohet në shkollat shqipe” nëse ai merr detyrën,”- përfundon artikulli.

 

altin goxhaj ne listen e ekstremisteve altin goxhaj birn

Sondazh

Poll