Sport

Arsene Wenger tërhiqet nga ideja e zhvillimit të Kupës së Botës çdo dy vjet...

Drejtor i zhvillimit në FIFA dhe aktualisht konsulent për ‘beIN Sports’ në Katar, duket më pak i lidhur me idenë e një Kupe Botërore çdo dy vjet. Nga ana tjetër, francezi lutet që të organizojë sërish një Kupë Botërore dimërore.

9 Dhjetor 2022, 07:40 Nga DOSJA
Arsene Wenger tërhiqet nga ideja e zhvillimit të Kupës së

KATAR - Pasi ka mbrojtur publikisht konceptin e një Kupe Botërore çdo dy vjet vitin e kaluar, Arsene Wenger duket më pak i lidhur me atë ide sot. “Më kishin kërkuar të mendoja për këtë dhe mendova se nuk ishte një ide e keqe,- tha të mërkurën drejtori i zhvillimit në FIFA, konsulent për beIN Sports France në Katar.

Por kërkonte një rishikim të plotë të kalendarit kualifikues. Sot nuk po shkojmë drejt kësaj, por drejt cikleve katërvjeçare të alternuara me një Botëror, Botërorin e Femrave, që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, Euron dhe Kupën e Botës për femra, klube, të cilat do të jenë të pashmangshme”.

Një Botëror i ri në dimër? Për më tepër, ish-menaxheri është më tepër në favor që Botërorët e tjerë të mbahen në dimër: "Nëse duam të demokratizojmë futbollin, do të duhet të shkojmë në vendet afrikane, ku është e pamundur të luash një Botëror në verë... Mund ta shohim këtë me edicionin në Katar: një Botëror në dimër funksionon. 

Pra, sigurisht që shumë kombëtare nuk patën kohë të përgatiteshin mirë fizikisht. Por të paktën të gjithë iu afruan këtij konkursi me një freski të vërtetë mendore, gjë që nuk ka qenë gjithmonë kështu në të kaluarën. Më kujtohen skuadrat që e nisnin Botërorin të lodhura psikologjikisht, sepse periudha përgatitore kishte shkuar keq..."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll