Sport

Pelé: "Faleminderit Mbappé. Jam i lumtur që të shoh të thyesh një tjetër nga rekordet e mia në këtë Botëror!"

Pelé, i cili po trajtohet për kancerin e zorrës së trashë, është shtruar që nga 29 nëntori në spitalin Albert Einstein në qytetin e Sao Paulos.

9 Dhjetor 2022, 07:29 Nga DOSJA

Pelé: "Faleminderit Mbappé. Jam i lumtur që të shoh

BRAZIL - Ish-futbollisti brazilian Edson Arantes do Nascimento 'Pelé', i shtruar në spital që nga java e kaluar, falënderoi Kylian Mbappé për mbështetjen e tij dhe i uron rekorde sulmuesit francez në Kupën e Botës në Katar.

"Faleminderit Mbappé. Jam i lumtur që të shoh të thyesh një tjetër nga rekordet e mia në këtë Botëror, miku im!",- ka shkruar Pelé, 82 vjeç, në rrjetet e tij sociale, në përgjigje të një mesazhi të sulmuesit të Paris Saint-Germain që lutej për shërimin e tij të shpejtë.

Tre herë kampioni i botës, i nënshtruar trajtimit për kancerin e zorrës së trashë, është shtruar më 29 nëntori në spitalin ‘Albert Einstein’ në qytetin e Sao Paulos, ku po shërohet në mënyrë të kënaqshme nga një infeksion në mushkëri, sipas buletinit të fundit mjekësor.

Sipas mjekëve të tij, ish-sulmuesi i Santos dhe Cosmos, u shtrua në spital për të vlerësuar një ndryshim në trajtimin e kimioterapisë, që i është nënshtruar që nga heqja e një tumori të zorrës së trashë në shtator 2021. Ditë më vonë, ata raportuan se ai vuante edhe nga një infeksion respirator. Infeksioni lindi pasi ish-futbollisti u kontraktua me Covid-19 rreth një muaj më parë, sipas vajzave të tij.

Pelé: "Faleminderit Mbappé. Jam i lumtur që të shoh

Vajzat e tij kanë mohuar gjithashtu raportet e shtypit sipas të cilave Pelé nuk po i përgjigjet më trajtimit të kimioterapisë, kështu që mjekët e tij vendosën ta pezullojnë atë dhe të shkojnë në kujdesin paliativ.

Nga ana e tij, Mbappé, kampion në Rusi 2018, ka treguar në raste të ndryshme se ndjen një admirim të madh për Pelé. Në Katar 2022, ylli francez ka shënuar tashmë pesë gola, duke e çuar numrin e golave ​​në Kupat e Botës në nëntë, duke u bërë kështu lojtari me më shumë gola në Kupat e Botës para moshës 24 vjeç, një rekord që mbahej nga Pele (7 ).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll