Sport

Ndeshja Angli-Francë, kush kthehet në shtëpi? Macron e bën sërish, parashikon rezultatin: Fitojmë ne!

Disa orë më vonë, Tre Luanët e kaluan Senegalin me lehtësi, pasi golat e Jordan Henderson, Harry Kane dhe Bukayo Saka i ndihmuan ata të fitonin 3-1.

8 Dhjetor 2022, 22:02 Nga k.m.
Ndeshja Angli-Francë, kush kthehet në shtëpi? Macron e bën
Emmanuel Macron

PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron është shumë i sigurt për shanset e vendit të tij kundër Anglisë në Kupën e Botës. Franca bëri një punë të lehtë ndaj Polonisë në ndeshjen e tyre në 1/16 e fundit, teksa Kylian Mbappe vodhi shfaqjen me një dygolësh përrallor.

Disa orë më vonë, Tre Luanët e kaluan Senegalin me lehtësi, pasi golat e Jordan Henderson, Harry Kane dhe Bukayo Saka i ndihmuan ata të fitonin 3-1.

“Nuk kam dyshime, mendoj se do të fitojmë përsëri ne”, ka deklaruar shkurtimisht për “RTL” presidenti francez, i cili njihet për pasionin e tij për futbollin.

Macron do të udhëtojë në Katar për gjysmëfinale nëse Franca kalon në katër të fundit. Katari ka pasur kritikat e mëdha para dhe gjatë turneut për shkak të qëndrimit të tij ndaj të drejtave të njeriut dhe çështjeve LGBTQ, por Macron nuk beson se politika dhe sporti duhet të përzihen.

emmanuel macron

Sondazh

Poll