Sport

Kupa e Botës 2022: Avokati argjentinas thyen rekordin e tifozit...

Carlos Maslaton ka parë 32 ndeshje në Kupën e Botës në Katar

8 Dhjetor 2022, 18:24 Nga DOSJA
Kupa e Botës 2022: Avokati argjentinas thyen rekordin e tifozit...

KATAR - Botërori në Katar ka një tjetër rekord në... tribuna. Carlos Maslaton ka ndjekur 32 ndeshje në Kupën e Botës deri më sot dhe ka “thyer” rekordin e mbajtur nga Thulani Ngsobo që nga viti 2010, i cili ishte ndalur në 31!

Argjentinasi është një avokat dhe analist financiar. Ai ka lindur në vitin 1958 dhe është i çmendur pas futbollit. Disa muaj më parë ai kishte tentuar të hynte në një restorant luksoz në Buenos Aires i veshur me atlete dhe i ishte refuzuar hyrja.

Lajmin për rekordin e ka dhënë vetë në Twitter dhe ka deklaruar se dëshiron të arrijë në 42 ndeshje në Katar. Ai shprehet se ka bileta dhe foto nga të gjitha ndeshjet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll