Sport

Van Gal: "Dikur kishte mendim tjetër, tani "puthemi në buzë" me Depay..."

Duke treguar tashmë se po argëtohet shumë në këtë event, si për shembull me atë sharje ndaj gruas së tij, të cilën e ftoi për një...tet-a-tet në hotel, Van Gaal i bëri të gjithë të shpërthejnë në të qeshura, me fjalën e tij të re.

8 Dhjetor 2022, 18:10 Nga DOSJA
Van Gal: "Dikur kishte mendim tjetër, tani "puthemi në

KATAR - Trajneri me eksperiencë i përfaqësueses holandeze ka kaluar në disa skuadra në karrierën e tij dhe një prej tyre ishte Manchester United, ku bashkëjetoi me argjentinasin Angel Di Maria.

Gati për t'u futur në ndeshjen e madhe të së premtes, gazetarët e pyetën Van Gaalin për marrëdhënien e tyre me "Djajtë e Kuq" dhe deklaratat e fundit të lojtarit.

Duke treguar tashmë se po argëtohet shumë në këtë event, si për shembull me atë sharje ndaj gruas së tij, të cilën e ftoi për një...tet-a-tet në hotel, Van Gaal i bëri të gjithë të shpërthejnë në të qeshura, me fjalën e tij të re.

“A tha Di Maria se jam trajneri më i keq që ai ka pasur ndonjëherë? Ai është një nga lojtarët e paktë me këtë pikëpamje. Më vjen shumë keq për këtë dhe më vjen keq që e tha.

Memphis kishte të njëjtin problem te Mançester, por tani ne po puthemi në gojë”, - tha ai, me Memphis Depay të paaftë për të mbajtur veten dhe duke qeshur përkrah tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll