Sport

Capello bën vlerësimin: "Për Ronaldon është një problem moshe. Ndryshimi me Messin është se Leo është ende vendimtar"

Cristiano për dy muaj do të jetë 38 vjeç, është problem moshe: menaxhimi i ndryshëm më duket normal.

9 Dhjetor 2022, 07:34 Nga DOSJA
Capello bën vlerësimin: "Për Ronaldon është

KATAR - A ka mbaruar epoka e Cristiano Ronaldos? Fabio Capello iu përgjigj pyetjes së ‘Il Messaggeros’, duke konfirmuar zgjedhjen e Fernando Santos, për të lënë jashtë formacionit numrin 7:

"Duhet të vëzhgoni performancën e Mbappe për të marrë një ide. Francezi luan me shpejtësi supersonike dhe nuk është vetëm çështje me metra të fushës së mbuluar. Por edhe gjuajtja e Mbappes në qendër të zonës është vdekjeprurëse, pra do t'ia shtoja edhe fuqinë gjuajtëse.

Cristiano për dy muaj do të jetë 38 vjeç, është problem moshe: menaxhimi i ndryshëm më duket normal. Ndryshimi i vërtetë me Messin është se argjentinasi, edhe nëse ka humbur diçka për nga shpejtësia, gjithmonë arrin të shpikë diçka në fushë. Leo gjithsesi arrin të jetë vendimtar, Cristiano pak më pak”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll