Sport

Ibrahimovic tregon dëshirën e tij për fituesin e Botërorit...

Edhe pse nuk është më pjesë e përfaqësueses dhe se skuadra e tij nuk është në këtë kampiont Botëror, ylli i Milanit nuk i ka shpëtuar pyetjes se kë mbështet në këtë kampionat

8 Dhjetor 2022, 17:57 Nga DOSJA
Ibrahimovic tregon dëshirën e tij për fituesin e

ITALI - Suedia nuk është në Botërorin e këtij viti, por edhe sikur të ishte, nuk do të kishte në përbërjen e saj Zlatan Ibrahimoviç, i cili iu nënshtrua një operacioni në verë dhe nuk është rikthyer ende në aksion.

Futbollisti i Milanit, i cili do të dalë sërish në fushë në vitin 2023, është duke parë Kupën e Botës në TV dhe ka treguar se cilën skuadër dëshiron ta fitojë kupën.

Duke folur për 433, ylli suedez theksoi se do të dëshironte ta shihte Argjentinën të fitonte Kupën e Botës dhe arsyeja nuk është askush tjetër veç Messi.

"Dua që Argjentina të fitojë Botërorin për Lionel Messin”, ka thënë ndër të tjera ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll