Sport

“Kupa e Botës në Katar po bashkon botën”...

“Më duhet të pranoj se para Kupës së Botës ishim të shqetësuar se nuk do të kishim kaq shumë tifozë nga kaq shumë vende, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend”.

8 Dhjetor 2022, 14:39 Nga DOSJA
“Kupa e Botës në Katar po bashkon botën”...

KATAR - Gianni Infantino tha këtë të enjte se "Kupa e Botës në Katar po bashkon botën". Edhe pas gjithë polemikave politike dhe sociale, që ka shkaktuar ky edicion i Botërorit, presidenti i FIFA-s thekson bashkimin mes kulturave.

“Futbolli me të vërtetë bashkon botën. E ka këtë magji, këtë veçanti, që kur topi rrotullohet, njerëzit bëhen bashkë. Dhe ata po e bëjnë këtë në një atmosferë gëzimi”,- tha presidenti Infantino për mediat e FIFA-s.

“Më duhet të pranoj se para Kupës së Botës ishim të shqetësuar se nuk do të kishim kaq shumë tifozë nga kaq shumë vende, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend. Kjo nuk ndodh në një Botëror normal. Në një Botëror normal, ne kemi tifozë nga dy vende në një qytet, jo më shumë. Këtu kemi 32 shtete, si dhe tifozë nga e gjithë bota, që vijnë për të shijuar Kupën e Botës”,- ka përfunduar Infantino.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll