Sport

Uruguaji punëson avokatin e Messit, për të mbrojtur lojtarët e akuzuar nga FIFA

Gastón Tealdi, zv.president, tha për ‘Diario Ovación’ se avokati Reck tashmë i njeh proceset, gjithsej pesë akuza ndaj futbollistëve dhe Federatës së Uruguajit

8 Dhjetor 2022, 15:02 Nga DOSJA
Uruguaji punëson avokatin e Messit, për të mbrojtur lojtarët

URUGUAJI - Pas incidenteve në fundin e ndeshjes Gana-Uruguaji, që përfundoi me eliminimin e amerikano-jugorëve nga Kupa e Botës, FIFA hapi procedurat hetimore kundër katër lojtarëve: Cavani, Godín, Giménez dhe Muslera.

Tani, sipas faqes argjentinase ‘TycSports’, federata uruguajane vendosi të punësojë avokatin e specializuar për ligjin sportiv, i cili mbrojti Leo Messin në 2017. Ariel Reck mbrojti ‘Pleshtin’ kur ai mori një pezullim prej tre ndeshjesh për fyerjen e një gjyqtari anësor, një dënim që u anulua.

Reck ka punuar më parë për ish-presidentin e Federatës, Wilmar Valdez, i akuzuar për korrupsion. Gastón Tealdi, zv.president kryetar i Federatës, tha për ‘Diario Ovación’ se Reck tashmë i njeh proceset, gjithsej pesë: “Ne folëm me të kur na njoftoi FIFA dhe ai filloi menjëherë punën. Janë pesë procese të ndryshme, një për çdo lojtar dhe një për Federatën”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll