Sport

“Nëse më duhet të kërcej, do të kërcej. Më duhet vetëm të stërvitem pak…” (video)

“Më vjen keq, por nuk do të komentoj askënd që nuk njeh historinë dhe kulturën e Brazilit, mënyrën tonë të të jetuarit. Është lidhje me një brez të ri”.

8 Dhjetor 2022, 16:30 Nga DOSJA

“Nëse më duhet të kërcej, do të kërcej.

KATAR - Brazili po përgatitet për sfidën çerekfinale ndaj Kroacisë këtë të premte dhe pas polemikës së kërcimit në grup, në fitoren 4-1 ndaj Koresë së Jugut, trajneri Tite përsëriti se bëhet fjalë, për një aspekt kulturor të vendit dhe se nuk ka për synim të fyejë askënd.

“Ky nuk është ekipi im kombëtar, është kombëtarja e Brazilit dhe unë kam përgjegjësinë të jem trajner. Më vjen keq, por nuk do të komentoj askënd që nuk njeh historinë dhe kulturën e Brazilit, mënyrën tonë të të jetuarit. Është lidhje me një brez të ri. Unë jam 61 vjeç dhe stërvit sportistë 25, 22, 23 vjeç, mund të jenë nipërit e mi. Pra, nëse më duhet të kërcej, do të kërcej. Skena është e lojtarëve, por ne mund të marrim pjesë me sportistët.  Por më duhet të stërvitem më shumë, jam ngurtësuar në qafë (qesh)”,- garantoi ai.

B.T(Dosja.al)

Sondazh

Poll