Sport

Ronaldo reagon ndaj thashethemeve për t'u larguar, publikon një mesazh të fortë uniteti

Ylli portugez thekson se skuadra luzitane është një grup dhe ekip të fortë, i aftë për t'i rezistuar "forcave të jashtme" dhe që "nuk trembet nga asnjë kundërshtar".

8 Dhjetor 2022, 14:27 Nga DOSJA

Ronaldo reagon ndaj thashethemeve për t'u larguar, publikon një

KATAR - Ronaldo dha një mesazh të fortë uniteti, pasi u publikua lajmi se ai kishte kërcënuar se do të largohej nga Katari, përpara ndeshjes me Zvicrën. Ylli portugez thekson se skuadra luzitane është një grup dhe ekip të fortë, i aftë për t'i rezistuar "forcave të jashtme" dhe që "nuk trembet nga asnjë kundërshtar". 

Teksti është ilustruar me një foto në të cilën të gjithë lojtarët, zëvendësues dhe titullar, festojnë një nga golat kundër Zvicrës.

“Një grup shumë i ngushtë për t'u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për ta lënë veten të trembet nga ndonjë kundërshtar. Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë për ëndrrën deri në fund! Besoni me ne! Forca, Portugali!”

Ronaldo reagon ndaj thashethemeve për t'u larguar, publikon një

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll